Sport

Shqipëria madhështore, fitore me 4 gola dhe spektakël kundër Moldavisë

Shqipëria ka fituar me rezultatin 4 me 0 kundër Moldavisë. Ndeshja ishte e vlefshme për Euro 2020. Për Shqipërinë shënuan Cikalleshi, Bare dhe Trashi në pjesën e parë dhe Manaj në minutën e fundit të pjesës së 2-të. Kuqezinjtë me këtë fitore shkojnë në 12 pikë.
Featured image of article: Shqipëria madhështore, fitore me 4 gola dhe spektakël kundër Moldavisë Kuqezinjtë duke festuar
Përditësuar:

MOLDAVI– Shqipëria ka arritur fitoren kundër Moldavisë në një ndeshje të dominuar për 90 minuta. Me golat e Cikalleshit, Bares, Trashit dhe Manaj, kuqezinjtë kanë zhvilluar një ndeshje ëndrash duke lënë pas humbjen me Turqinë 3 ditë më parë.

Kjo sfidë ishte e vlefshme për fazën e grupeve për Euro 2020, ku kombëtarja jonë ndodhet në vendin e katër dhe kërkon që të paktën të ngjitet një shkallë më lartë, pasi kualifikimi tashmë është i pamundur.

Skuarda jonë ka nisur që në minutat e para ne sulm dhe ka arritur që në minutën e 22 të shënojë me anë të Sokol Cikalleshit. Por ka treguar superioritet dhe ka arritur të shënojë dhe dy gola të tjerë në fraksionin e parë të lojës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ishin Keidi Bare dhe Lorenc Trashi ata që shënuan, duke iu bashkuar Cikalleshit. Pjesa e dytë shënoi më shumë raste, por mundi nuk shkoi kot, pasi në minutën e 90’ Manaj me finte arriti të shënonte dhe golin e 4-ët.

Në ndeshjet e kaluara me përfaqësuesen moldave kemi 3 fitore dhe 1 barazim, statistika që premtojnë për një rezultat pozitiv në ndeshjen e sotme. Në ndeshjet e tjera të grupit H,  Franca do të presë Turqinë, ndërsa Islanda do të luajë me Andorrën.

(K.M. A.B. Dosja.al)

  • 23:00

    “Po krijojmë një grup të bashkuar”, trajneri Reja i kënaqur me fitoren kundër Moldavisë

    Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, foli pas ndeshjet me Moldavinë ku është treguar i kënaqur me këtë fitore. Për “Supersport”, Reja vlerësoi edhe Trashin, por edhe lojtarët e rinj që debutuan sot dhe tha se shpreson për të arritur vendin e tretë deri në fund.

    U treguam të zotë sot. Ishte një nga ato ndeshjet që e quaj të vështirë, sepse duhet përqendrim i lartë, edhe pse kundërshtari ishte modest. Është e vështirë, edhe nga ana e motivimit. Kur ishim 3-0, e menaxhuam mirë”, tha Reja.

    Edi Reja, trajneri i Kombetares

    Për deburimin e Trashit me gol Reja tha se: Trashi, përtej golit, bëri një paraqitje të mirë. Goli është një sforco kolektive. Sot gabuan ata, dhe shfrytëzuam nga gabimi i portierit. Më pëlqen që po formojmë një grup kolektiv të fortë. Bëmë një pjesë të dytë të mirë, menaxhuam rezultatin. Ndërkohë, në pjesën e parë ishim aty, dhe bëmë gjithçka mirë. Shtoj, edhe Kumbullën dhe Selahin, janë djem të rinj që luajnë titullarë në skuadrat e tyre. Jam i kënaqur për ata, që bënë debutimin. Më vjen keq për djemtë e tjerë që nuk arritën të luanin. Por, më vjen mirë që ky grup është i bashkuar, dhe do vijojë kështu.

    Shqipëria ka fituar me rezultatin 4 me 0 kundër Moldavisë. Ndeshja ishte e vlefshme për Euro 2020. Për Shqipërinë shënuan Cikalleshi, Bare dhe Trashi në pjesën e parë dhe Manaj në minutën e fundit të pjesës së 2-të. Kuqezinjtë me këtë fitore shkojnë në 12 pikë.

  • 22:38

    Manaj më në fund shënon, Shqipëria shkon në 4 gola (VD)

    Rei Manaj ka arritur më në fund të shënojë. Ishte minuta e 90’ kur Manaj pas shumë tentativave arriti që të shënonte një supergol me finte. Sulmuesi nga Lushnja çoi rezultatin në 4 me 0.

  • 21:29

    Shqipëria në tre gola avantazh, shënon dhe Trashi për kuqezinjtë

    Lorenc Trashi ka qenë i treti futbollist që gjeti rrugën e rrjetës me kombëtaren shqiptare sot. Që në ndeshjen debutuese Trashi arriti që të shënonte një gol të bukur, duke treguar forcën që e karakterizon.

    Tashmë ndeshja është 3 me 0, dhe kuqezinjtë po dominojnë të gjithë lojën,. Ndërkohë moldavët nuk kanë dalë ende në lojën e tyre.

  • 21:22

    Shqipëria dyfishon rezultatin, Bare shënon lehtësisht

    Shqipëria ka arritur që të dyfushoj rezultatin kundër Moldavisë. Ka qenë Keidi Bare ai që karritur që të shënojë, duke sjeel festën në stadium.

    Mesfushori e ka pasur të lehtë të shënojë, pasi ka qenë me portën obosh pa një aksioni fantastic të skuadrës së Rejës.

    Ka qenë minuta e 34, kur Bare ka arrtitur që të shënojë të parin gol me kombëtaren shqiptare.

  • 21:17

    Shqipëria zhbllokon rezultatin, Cikalleshi shënon gol, gafa e mbrojtjes moldave

    Sulmuesi Sokol Cikalleshi ka shkundur rrjetën e kundërshtarëve duke shënuar golin e parë për sfidën ndaj Moldavisë

    Pas një aksioni në zonë në minutën e 22-të, Cikalleshi ka shënuar duke shfrytëzuar edhe gabimin e mbrojtjes moldave.

  • 20:54

    FOTO/ De Biazi gjithmonë në zemrat e tifozëve, ja çfarë bëjnë për të në Moldavi

    Flamuri me De Biazin

    Ish-trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi është një nga figurat më të dashura për tifozët.  Edhe pse ka kohë që është larguar, ai mbetet ende në zemrat e tifozëve që nuk e lënë pa ia shprehur dashurinë. Në ndeshjen e sotme në Moldavi  disa tifozë kanë stampuar fytyrën e De Biazit në mes të shqiponjës dykrenare, dhe poshtë shkruhet në italisht: “Grazie Mister”.

  • 19:21

    Publikohen formacionet, Edy Reja "fal" Strakoshën, ja kush do luajë kundër Moldavisë

    Foto ilustruese

    Publikohen formacionet zyrtare të lojatarvë që do të luajnë në ndeshjen Shqipëri-Moldavi. Në mbrojtje do të jetë: Veseli, Gjimshiti, Ismaili dhe Dermaku. Mesfusha i është besuar: Trashit, Abrashit, Gjasulës dhe Bares. Ndërsa në sulm, golat do të priten nga Manaj dhe Cikalleshi.

Shto Koment