Bota

"Fluksi është negativ"/ Elon Musk: Të ardhurat nga reklamat e Twitter janë përgjysmuar

Të ardhurat nga reklamat kanë qenë një çështje e diskutueshme dhe një betejë e vështirë për faqen, pasi një mori reklamuesish u larguan kur Musk mori kontrollin.

16 Korrik 2023, 08:51 Nga I.A
"Fluksi është negativ"/ Elon Musk: Të ardhurat nga
Elon Musk

SHBA- Elon Musk zbuloi në Twitter të shtunën se, për shkak të një rënie prej 50% të të ardhurave nga reklamat dhe një ngarkesë të madhe borxhi, buxheti i platformës është në rënie. Pronari miliarderi shkroi në Twitter të shtunën, në përgjigje të këshillave të biznesit nga një ndjekës: Duhet të arrijmë fluksin pozitiv të parasë përpara se të kemi luksin e çdo gjëje tjetër.

Të ardhurat nga reklamat kanë qenë një çështje e diskutueshme dhe një betejë e vështirë për faqen, pasi një mori reklamuesish u larguan kur Musk mori kontrollin. Reklamuesit ishin të shqetësuar për moderimin e përmbajtjes, pushimet masive nga puna dhe pasigurinë e përgjithshme për të ardhmen e Twitter.

Linda Yaccarino, një ish-ekzekutivë marketingu i NBCUniversal, së fundmi mori postin e CEO-së nga Musk, ka të ngjarë të ndryshoj gjendjen financiare të Twitter.

New York Times raportoi se të ardhurat e Twitter nga reklamat në SHBA nga pesë javët nga 1 prilli deri në javën e parë të majit ishin ulur 59% nga viti në vit. Vetëm 43% e 1,000 reklamuesve kryesorë të Twitter që nga shtatori, muaji para marrjes së Musk, vazhdonin të reklamonin në platformë në prill.

elon musk linda yaccarino

Sondazh

Poll