Aktualitet

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy kamionë, bllokohet qarkullimi

Nuk ka persona të lënduar.

15 Korrik 2023, 14:21 Nga A.B
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy
Foto ilustruese

TIRANË-Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në superstradën Tiranë-Durrës. Dy kamionë janë përplasur me njëri-tjetrin, e për pasojë një prej tyre është përplasur dhe me trafikndarësen e superstradës.

Raportohet se nuk ka persona të lënduar, por është bllokuar qarkullimi i automjeteve për disa minuta. Policia ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Dosja.al

aksident ne tirane

Sondazh

Poll