Aktualitet

“S'përmbushin kushtet e sigurisë”/ Policia bllokoi varkat në lumin e Shalës, ngrihen në protestë operatorët dhe banorët

Operatorët thonë se bllokimi i varkave i penalizon dhe i dëmton ekonomikisht.

15 Korrik 2023, 08:09 Nga A.B
“S'përmbushin kushtet e sigurisë”/ Policia bllokoi
Protesta

SHKODËR- Pak ditë më parë, policia bllokoi disa varka në Liqenin e Komanit dhe në Lumin e Shalës, pasi nuk përmbushnin kushtet e sigurisë. Mirëpo, pas këtij bllokimi janë ngritur në protestë operatorët turistikë dhe banorët e Komanit.

Mëngjesin e sotëm ata kanë bllokuar tunelin hyrës për në Koman në shenjë proteste pas bllokimit të mjeteve të tyre lundruese. Protestës së tyre iu janë bashkuar edhe turistat.

Në takimin me Kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës kërkuan më shumë kohë që të pajisen me dokumentacion për mjetet lundruese që i përdorin për transportin e turisteve. Ata thanë se bllokimi i varkave i penalizon dhe i dëmton ekonomikisht.

Kryetari i Bashkisë, Kristjan Shkreli përcolli mesazhin e autoriteteve ligjzbatuese e tha se operatorët duhet të plotësojnë kushtet për sigurinë e pushuesve. Në aksionin e të mërkurës policia bllokoi 38 varka, 5 skafe dhe 1 traget që kishin mangësi në dokumentacion.

proteste ne lumin e shales

Sondazh

Poll