Aktualitet

Sherr në Librazhd për pronat, i riu godet me grushta dhe sende të forta 40-vjeçarin

Personi me inicialet E. D. ka goditur me grushte dhe me sende të forta, shtetasin V. Rr., dhe ky i fundit, më pas, ka dëmtuar me mjete të forta, automjetin e 30-vjeçarit.

15 Korrik 2023, 09:47 Nga A.B

 

Sherr në Librazhd për pronat, i riu godet me grushta dhe sende të
Policia

 

LIBRAZHD- Një sherr ka ndodhur mes dy personave në Librazhd. Policia bën të ditur se ka nisur procedimi për dy persona pasi në fshatin Katjel, Prrenjas, gjatë një konflikti për motive pronësie ndërmjet tyre. Personi me inicialet E. D. ka goditur me grushte dhe me sende të forta, shtetasin V. Rr., dhe ky i fundit, më pas, ka dëmtuar me mjete të forta, automjetin e 30-vjeçarit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. D., 30 vjeç, dhe V. Rr., 40 vjeç, pasi në fshatin Katjel, Prrenjas, gjatë një konflikti për motive pronësie ndërmjet tyre, shtetasi E. D. ka goditur me grushte dhe me sende të forta, shtetasin V. Rr., dhe ky i fundit, më pas, ka dëmtuar me mjete të forta, automjetin e 30-vjeçarit.

librazhd

Sondazh

Poll