Bota

Pritet të zëvendësojë Prigozhin në krye të 'Wagner'/ Kush është Andrey Troshev? Rusët e thërrasin me nofkën 'Sedoy'

Sipas CNN, në një takim të mbajtur me ushtarët e grupit mercenar, Putin i shtroi atyre ofertën për t'u komanduar nga një person i cili njihej me nofkën 'Sedoy' që do të thotë 'flokë gri' dhe që lideri rus ka shprehur besimin në aftësitë e tij udhëheqëse. 

15 Korrik 2023, 11:07 Nga a.l
Pritet të zëvendësojë Prigozhin në krye të
Andrey Troshev

RUSI- Pas kryengritjes së dështuar të Yevgeny Prigozhin, presidenti rus Vladimir Putin u ka propozuar luftëtarëve të Grupit Wagner që të drejtohen nga një tjetër mercenar i lartë i quajtur Andrey Troshev.

Sipas CNN, në një takim të mbajtur me ushtarët e grupit mercenar, Putin i shtroi atyre ofertën për t'u komanduar nga një person i cili njihej me nofkën 'Sedoy' që do të thotë 'flokë gri' dhe që lideri rus ka shprehur besimin në aftësitë e tij udhëheqëse. 

Por kush është Andrey Troshev?

'Sedoy' është nofka e tij. Andrey Troshev është një kolonel rus në pension dhe një anëtar themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i Grupit Wagner.  Sanksionet e Bashkimit Evropian në lidhje me situatën në Siri detajojnë pozicionin e Troshev si shef i shtabit të operacioneve të Grupit ëagner në Siri, i cili mbështeti regjimin sirian.

Troshev ka lindur në prill 1953 në Leningrad, në ish-Bashkimin Sovjetik, sipas sanksioneve të BE-së nga dhjetori 2021.

Andrey Troshev është i përfshirë drejtpërdrejt në operacionet ushtarake të Grupit ëagner në Siri. Ai ishte veçanërisht i përfshirë në zonën e Deir ez-Zor. Si i tillë, ai jep një kontribut vendimtar në përpjekjet luftarake të Bashar al-Asad dhe për këtë arsye mbështet dhe përfiton nga regjimi sirian”, thuhet në njoftim. 

Sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar nga qershori 2022 thonë gjithashtu se Andrey Nikolaevich Troshev ishte shefi ekzekutiv i Grupit ëagner. Prandaj, ai ka mbështetur regjimin sirian, ka qenë anëtar i një milicie dhe ka shtypur popullsinë civile në Siri. 

andrey troshev

Sondazh

Poll