Aktualitet

U përplas me një kamion, humb jetën 39-vjeçari shqiptar në Greqi

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit por bëhet me dije se mjeti që drejtohej nga 39-vjeçari është përplasur me një kamion që udhëtonte në drejtim të kundërt.

14 Korrik 2023, 21:00 Nga k.m.
U përplas me një kamion, humb jetën 39-vjeçari shqiptar
Foto ilustruese

GREQI- Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Greqi pas një aksidenti rrugor. Sipas mediave italiane, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:00, në autostradën Serron-Dramë.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit por bëhet me dije se mjeti që drejtohej nga 39-vjeçari është përplasur me një kamion që udhëtonte në drejtim të kundërt.

"Konkretisht, siç u përmend dje rreth orës 15.45, në kilometrin e 27 të rrugës nacionale Serron – Dramë, I.X.E. makina e drejtuar nga një 39-vjeçar shqiptar është përplasur me D.X. kamion i drejtuar nga një shtetas 53-vjeçar, me pasojë plagosjen me vdekje të drejtuesit të mjetit 39-vjeçar,"-thuhet në njoftimin e Policisë.

Shqiptari u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

greqi

Sondazh

Poll