Bota

Lajm i mirë për Ukrainën, më shumë se 60 ushtarë dorëzohen nga forcat ruse

Zyrtari tha se trupat u riatdhesuan nga territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës me ndihmën e Ministrisë së Riintegrimit, Qendrës së Përbashkët në Shërbimin e Sigurisë të Ukrainës, Departamentit të Bashkëpunimit Civil-Ushtarak të Forcave të Armatosura të Ukrainës, dhe forcave të tjera të zbatimit të ligjit.

14 Korrik 2023, 13:52 Nga a.l
Lajm i mirë për Ukrainën, më shumë se 60 ushtarë
Foto ilustruese

UKRAINË-  Trupat e 62 mbrojtësve të tjerë të rënë ukrainas u kthyen në Ukrainë më 14 korrik. Lajmi u bë i ditur nga Oleh Kotenko, Komisioneri i Ukrainës për personat e zhdukur në rrethanat e veçanta. 

"U dorëzuan trupat e ushtarakëve që dhanë jetën për Ukrainën. Sot [14 korrik 2023], ne arritëm t'i kthejmë në familjet e tyre trupat e 62 mbrojtësve," njoftoi ai. 

Zyrtari tha se trupat u riatdhesuan nga territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës me ndihmën e Ministrisë së Riintegrimit, Qendrës së Përbashkët në Shërbimin e Sigurisë të Ukrainës, Departamentit të Bashkëpunimit Civil-Ushtarak të Forcave të Armatosura të Ukrainës, dhe forcave të tjera të zbatimit të ligjit, shkruajnë mediat e huaja. Kotenko vuri në dukje se procesi i gjetjes së trupave të ushtarëve të rënë ukrainas është duke u zhvilluar. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll