Art&Argëtim

'The Woman in Me'/ Autobiografia e Britney Spears do të publikohet në tetor

Libri zbulon për herë të parë udhëtimin e një prej interpretuesve më të mëdha në historinë e muzikës pop.

12 Korrik 2023, 15:43 Nga k.m.
'The Woman in Me'/ Autobiografia e Britney Spears do të
Britney Spears

SHBA- Këngëtarja e njohur Britney Spears është gati të tregojë historinë e saj. Sipas People, autobiografia e saj e shumëpritur, "The Woman in Me", do të publikohet më 24 tetor nga Gallery Books. Libri zbulon për herë të parë udhëtimin e një prej interpretuesve më të mëdha në historinë e muzikës pop.

“Dëshmia zemërthyese e Brittney në gjykatë tronditi botën, ndryshoi ligjet dhe tregoi forcën dhe guximin e saj,”- tha për PEOPLE, Jennifer Bergstrom, nënpresidente e Gallery Books.

“Nuk kam dyshim se kujtimet e saj do të kenë një ndikim dhe do të jenë ngjarja botuese e vitit. Ne nuk mund të ishim më krenarë për ta ndihmuar atë të ndante më në fund historinë e saj,"-tha ai.

Kujdestaria e babait të saj, Jamie Spears, përfundoi në nëntor 2021 por që atëherë telashet për të nuk janë ndalur.

britney spears

Sondazh

Poll