Bota

Kërcënime për jetën! Largime nga Qeveria në Holandë, japin dorëheqjen dy zyrtarë

Kaag do të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjet dhe ardhjen e një qeverie të re. 

14 Korrik 2023, 07:44 Nga A.B

Kërcënime për jetën! Largime nga Qeveria në

HOLANDË- Ministrja holandeze e Financave dhe zëvendëskryeministrja Sigrid Kaag njoftoi se do të largohet nga politika për shkak të intimidimeve dhe kërcënimeve.

“Pas shpërbërjes së qeverisë së ish-kryeministrit Mark Rutte, ajo nuk është më e disponueshme si një kandidate kryesore për partinë e majtë-liberale D66”, njoftoi sot Kaag në Hagë.

“Periudha ime e fundit u shoqërua me urrejtje, intimidime dhe kërcënime, si dhe me dashuri dhe vlerësim”, tha 61-vjeçarja.

Kaag do të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjet dhe ardhjen e një qeverie të re. 

“Mizogjinia ekziston, për fat të keq. Sidomos kur gratë guxojnë të thone diçka që mund të kritikohet”, tha ajo.

Edhe politikanë të tjerë holandezë ishin kërcënuar në jetën e tyre private. Megjithatë, Kaag kishte marrë më shumë mesazhe urrejtjeje. Në një program televiziv, dy vajzat e saj i kërkuan të hiqte dorë nga politika. Ato kishin frikë për jetën e nënës së tyre. Koalicioni holandez i katër partive u shpërbë të premten e kaluar pas mosmarrëveshjeve lidhur me politikën e migracionit./Dosja.al

holande sigrid kaag

Sondazh

Poll