Bota

Dhuna në Kuvend, Kosova bëhet “KRYEFJALË” në mediat e njohura ndërkombëtare

Media të tjera të njohura si Reuters e shumë të tjera kanë paraqitur edhe vizualisht atë çfarë ka ndodhur në Kuvend.

14 Korrik 2023, 07:34 Nga A.B
Dhuna në Kuvend, Kosova bëhet “KRYEFJALË” në
Dhuna

KOSOVË-Mediat më të njohura botërore kanë vendosur Kosovën në kryefaqen e tyre, por, jo për ndonjë ngjarje pozitive, por për dhunën që ndodhi gjatë seancës plenare. 

BBC i ka kushtuar një artikull asaj që ndodhi në Kuvendin e Kosovës duke shpjeguar se dhuna me grushte ndodhi për shkak të hedhjes së ujit mbi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Dhuna në Kuvend, Kosova bëhet “KRYEFJALË” në

Në artikullin e BBC shkruhet se “kjo ndodhi pas një debati të tensionuar tre-ditor rreth trazirave në veri të Kosovës”.

Kryeministri Kurti po i drejtohej sallës kur shpërthyen emocionet. Një fotografi e tij u gris dhe më pas filluan rrahjet”.

Edhe The Guardian i ka kushtuar një artikull të tillë Kosovës, ku ka treguar për dhunën në Kuvend dhe ka përshkruar ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë.

Dhuna në Kuvend, Kosova bëhet “KRYEFJALË” në

'CBC NEWS' i kushtoi një artikull dhunës, e po ashtu edhe media të tjera të njohura si Reuters e shumë të tjera kanë paraqitur edhe vizualisht atë çfarë ka ndodhur në Kuvend./Dosja.al

dhune ne kuvendin e kosoves

Sondazh

Poll