Art&Argëtim

Gjak, grushta dhe atdhetarizëm, 3 vite nga droni “Autochtonus” që fluturoi mbi Beograd e tërboi serbët (FT+VD)

14 Tetor 2019, 15:28 Nga DOSJA
Gjak, grushta dhe atdhetarizëm, 3 vite nga droni “Autochtonus”

TIRANË– Tre vite më parë u luajt ndeshja Shqipëri-Serbi, në Beograd e vlefshme për Europianin e Francës.

Ndeshja e nisur me shumë polemika e tensione ndaj lojtarëve shqiptarë u ndërpre në minutën e 21: 27, për shkak të një droni që fluturoi mbi kryet e futbollistëve.

Provokimet ndaj serbët nisën që në momentin e këndimit të himinit, i cili edhe pse u vendos me zë të ulët u mbyt me fërshëllimat dhe thirrjet racistë të huliganëve serbë. 

Me zhvillimin e lojës, një dron fluturoi mbi kokat e lojtarëve bëri që loja ta ndalte për disa minuta. Nuk ishte një flamur shqiptar, por kishte të vizatuar mbi të një hartë të Shqipërisë së Madhe të shoqëruar nga dy figurat historike të Shqipërisë, Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit. Mbi të shkruhej vetëm një fjalë që i tërboi të gjithë: “AUTOCHTHONOUS”.

 

 

Të gjithë të habitur nga banderola po e ndiqnin me sy, deri në momentin që një lojtar serb e shkuli nga droni. Aq e pati edhe durimi i tanëve. Të gjithë me radhë shkuan ta mbronin duke e kthyer fushën e blertë në një ring të vërtetë, ku grushtat ishin të zakonshme.

Në ndihmë të serbëve erdhën edhe sjuartët e stadiumit dhe tifozë që vërshuan në fushë për të marrë flamurin. Gjithçka përfundoi në një konfrontim fizik të pabarabartë, ku lojtarët e kombëtares të vetëm pa asnjë tizof u detyruan që të futeshin me shpejtësi në dhomat e zhveshjes për të shpëtuar kokën.

Në kushte të tilla nuk kishte si të vazhdohej loja, fakt i pranuar edhe nga orbitri britanik Martin Atkinson. Të dhunuar lojtarët shqiptarë u kthyen në Tiranë për ta lënë fatin e ndeshjes mister. 

Ndeshja u fitua në tavolinë nga tanët në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, më 10 korrik, një tre pikësh që rezultoi definitiv në kualifikimin e parë të Kombëtares në Kampionatin Europian të Futbollit. 

“Provokacja”, fjala e vetme serbe që mësoi çdo shqiptar i madh e i vogël, ishte hapja e çdo gazete, reviste e ndoshta edhe çdo fjalëkryqi serb në ditët që vijuan.

Ndërkohë ideatori dhe realizuesi i idesë, Ismail Morina gjithashtu i njohur si Ballisti kërkohej në Serbi më shumë se një vrasës serial. 

Në ndeshjen e kthimit, e cila u luajt në Elbasan, ishte kusht për serbët që ai mos të ishte në staduim, aty ku do të ishte i pranishëm edhe kryeministri Aleksandër Vuçiç. Pak para ndeshjes Ismail Morina u burgos me akuzë për armëmbajtje pa leje dhe me posedim të biletave të falsifikuara për të hyrë në impiantin e sapoinaguruar.

Takimi Shqipëri – Serbi përfundoi me rezultatin 0: 2 me dy gola të shënuar në kohën shtesë, ama për të gjithë politikanët shqiptarë “fitoi qytetaria”. Asnjë incident! Zero! Madje serbët u përgëzuan edhe për lojën.

Të demotivuar, futbollistët e kombëtares shkuan në Jerevan për të luajtur shansin e tyre të fundit për kualifikim. Dhe ndodhi mrekullia! Me rezultatin 3:0 Shqipëria do të shkonte për të luajtur në France 2016. Serbia pa gjithçka nga shtëpia!

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur europiani 2016 ismail morina ndeshja shqiperi-serbi europiani 2016 ismail morina ndeshja shqiperi-serbi

Sondazh

Poll