Art&Argëtim

Del në 8 vitet e ardhshme, vaksina kuruese e kancerit të gjirit / Florida

14 Tetor 2019, 14:52 Nga DOSJA
Del në 8 vitet e ardhshme, vaksina kuruese e kancerit të gjirit /

Florida – Shkencëtarët në klinikën e famshme Mayo, Jacksonville, Florida kanë deklaruar se në 8 vitet e ardhshme ata do të nxjerrin përfundimisht në treg një vaksinë e cila lufton dhe parandalon kancerin e gjirit dhe atë të vezoreve.

Vaksina, e cila është ende duke i’u nënshtruar testeve të ndryshme, aktualisht i ka shpëtuar jetën një pacienteje me kancer gjiri, duke e hequr tërësisht kancerin nga trupi i saj.

Studiuesja e klinikës Mayo, Keith L. Knutson foli për revistën Forbes, dhe tha se do të duhen të paktën edhe 3 vite deri në hyrjen e fazes 3 të vaksinës, ku do të mund të testohen grupe të mëdha njerëzish.

“Ëshhtë e arsyeshme të thuhet se brenda 8 viteve ne mund të nxjerrim në treg një vaksinë që njerëzit mund ta gjejnë në farmaci ose tek mjeku i tyre.

Ne e dimë që vaksinat  janë të sigurta. Ne e dimë që ato stimulojnë sistemin imunitar. Ne e dimë që ato kanë pasur një ndikim pozitiv në kancerin e vezoreve dhe gjirit.

Ne nuk kemi parë ndonjë ngjarje të pafavorshme që tregon se vaksinat shkaktojnë probleme përveç acarimit në zonë, të ngjashme me një vaksinim të gripit. Tani ne duhet të bindim FDA, përmes provave klinike të forta, që të na e liçensojnë vaksinën,” u shpreh për Forbes, Keith L. Knutson.

Burimi:Unilad Uk

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim florida kanceri i gjirit shendeti fizik vaksina per kancerin e gjirit florida kanceri i gjirit shendeti fizik vaksina per kancerin e gjirit

Sondazh

Poll