Art&Argëtim

Sherri për kantinën dhe vreshtin e verës! Angelina Jolie tallet me Brad Pitt: Ai është një fëmijë i ngacmuar

Aktorit hollivudian tani kërkon 350 milionë dollarë dëmshpërblim.

11 Korrik 2023, 15:19 Nga k.m.
Sherri për kantinën dhe vreshtin e verës! Angelina Jolie tallet
Brad Pitt dhe Angelina Jolie

FRANCË- "Ai është një fëmijë i ngacmuar dhe... qesharak!,"-kështu e ka përkufizuar aktorja Angelina Jolie, ish-bashkëshortin e saj Brad Pitt. Kështu dëshmohet nga dokumentet e reja të paraqitura nga avokatët e aktores në gjykatë në kuadër të betejës ligjore për vreshtin "Château Miraval" në Provence, në pronësi të saj me ish-bashkëshortin. Ylli i 'Ad Astra' akuzohet se ka 'plaçkitur' pasurinë dhe ka shpenzuar miliona fitime për të rinovuar pishinën dhe për të ndërtuar një studio regjistrimi.

Aktorit hollivudian tani kërkon 350 milionë dollarë dëmshpërblim.

Në dokumentet e reja të gjykatës, sipas asaj që raportohet nga Financial Time dhe Hollyëood Life, Angelina Jolie e ka tallur ish-bashkëshortin për pretendimet e tij se ishte ai që e kishte "ndërtuar" biznesin e tyre francez të verës, duke e portretizuar atësi një diletant hollivudian, i cili, pavarësisht se e quante veten “verëbërës”, më së shumti “merrej me iluzione, jo me tokë dhe rrush”. 

Por Pitt vitet e fundit, e quan veten një fermer të zotin, i interesuar për terroirin e pronës së tyre "Château Miraval" sesa për botën e showbiz-it.

"Unë jam një fermer tani. Më pëlqen të mësoj për tokën, cila fushë është më e përshtatshme për rritjen e rrushit, duke vendosur nëse do të korret në shtator apo tetor, cilat janë nivelet e sheqerit, aciditeti i rrushit, të parashikoj nëse do të bjerë shi... e gjithë kjo ka qenë një shkollë për mua,"-tha Pitt, 59 vjeç, për ëine Spectator në 2014.

Historia e vreshtit Château Miraval është një vresht në Provence në Francën jugore që Pitt e bleu me gruan e tij të atëhershme Jolie për 25 milionë euro në vitin 2008. Të dy u bënë pronarë 50/50 të pronës, si dhe të kantinës bashkangjitur me të. Angelina më pas shiti aksionet e saj në pronën shumëmilionëshe në vitin 2021 dhe Brad, 59 vjeç, e paditi atë në shkurt 2022 se i kishte dhënë në mënyrë të paligjshme aksionet e tij një biznesmeni rus. Brad e akuzoi Angie se "u pasurua" ndërsa "e dëmtoi me dashje" atë./Tgcom

brad pitt angelina jolie

Sondazh

Poll