Art&Argëtim

Aretha Franklin, 'betejë ligjore' mes fëmijëve të saj për trashëgiminë

Gjyqi filloi pasi u gjetën dy testamente nga viti 2010 dhe 2014

11 Korrik 2023, 09:11 Nga A.B
Aretha Franklin, 'betejë ligjore' mes fëmijëve të
Aretha Franklin

SHBA- Trashëgimia e Aretha Franklin është në qendër të një beteje ligjore mes fëmijëve të saj. Kur ajo vdiq në vitin 2018, mendohej se nuk kishte lënë asnjë testament, por muaj më vonë u gjetën dy dokumente të shkruara me dorë.

Një në një dollap, një tjetër mes jastëkëve të divanit. Gjyqi për të përcaktuar se cili nga letrat përmban testamentin e artistes filloi të hënën më 10 korrik në Michigan dhe një juri do të vendosë brenda një jave se cili nga fëmijët ka të drejtë.

Të dy dokumentet i konsiderojnë fëmijët e Franklin trashëgimtarë të vetëm të muzikës dhe të drejtave të autorit të Franklin. Të gjitha letrat janë të shkruara me dorë dhe janë të vështira për t'u deshifruar.

Theodore White II, djali i tretë i Franklin, pretendon se i vetmi testament është ai i vitit 2010, i cili e emëron atë përfaqësuesin e vetëm të pasurisë së nënës së bashku me një mbesë, ndërsa Kecalf dhe Edward Franklin, djali i dytë dhe i katërt i yllit, duan versionin e vitit 2014.

Në ato letra, Kecalf emërohet bashkëekzekutues dhe trashëgon, së bashku me nipërit e tij, rezidencën e nënës së tyre, një rezidencë prej 1.2 milionë dollarësh që avokati i Eduardit e ka përshkruar si "xhevahir në kurorë"./Dosja.al

aretha franklin

Sondazh

Poll