Aktualitet

Kërkonte të lindte foshnjen dhe ta braktiste në maternitet, shoqërohet në polici: Më ka lënë partneri, s’kam mundësi ekonomike

Stafi i maternitetit ka njoftuar policinë e Durrësit, dhe një grup i gatshëm e ka shoqëruar në komisariat për të marrë dëshminë e saj.

12 Korrik 2023, 15:40 Nga DOSJA
Kërkonte të lindte foshnjen dhe ta braktiste në maternitet,
materniteti

DURRËS- Një 23-vjeçare në Durrës ka kërkuar që të linte foshnjen e saj, e më pas ta braktiste në maternitet. Por plani i saj nuk ka shkuar siç duhet, pasi është shoqëruar në polici, ku ka rrëfyer se nuk ka mundësi për të rritur fëmijën e saj dhe se e ka lënë partneri.

E reja ka shkuar sot pranë maternitetit të Durrësit, ku kishte planifikuar të lindte foshnjën e saj dhe më pas ta braktiste atë në këtë institucion.

Stafi i maternitetit ka njoftuar policinë e Durrësit, dhe një grup i gatshëm e ka shoqëruar në komisariat për të marrë dëshminë e saj. Ajo ka pretenduar se partneri i saj ishte larguar drejt Italisë, dhe në kushtet ku nuk kishte mundësi ekonomike, e kishte të pamundur ta rriste e vetme fëmijën e saj.

Deri më tani nuk ka një informacion nëse gruaja e re ishte banore e Durrësit, apo kishte ardhur nga ndonjë qytet tjetër.

Sondazh

Poll