Politike

Probleme teknike te selia e PD-së/ Ikën energjia elektrike, Berisha pyet: U ndërpre regjistrimi? Duan t'i shpëtojnë denoncimit

Pas ndërhyrjes së stafit, Berisha kuptoi se çfarë kishte folur nuk ishte dëgjuar në sallë.

12 Korrik 2023, 13:20 Nga A.B
Probleme teknike te selia e PD-së/ Ikën energjia elektrike, Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Konferenca e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës për arratisjen e Arben Ahmetajt, u shoqërua me një problem teknik. Në sallë u ndërpre energjia elektrike, e pavarësisht kësaj, ai vijoi me fjalimin e tij.

Por, pas ndërhyrjes së stafit, Berisha kuptoi se çfarë kishte folur nuk ishte dëgjuar. Duke qeshur, ai tha se edhe në selinë e PD-së, qeveria po tenton t'i shpëtojë denoncimit të tyre.

'U ndërpre? U ndërpre regjistrimi? ..Duan dhe këtu t'u shpëtojnë denoncimit'- tha Berisha.

Më pas me ardhjen e energjisë elektrike, kryedemokrati vijoi normalisht konferencën./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll