Bota

Shpërthimi në fabrikën e fishekzjarreve në Kinë, 5 të vdekur dhe 2 të zhdukur

Njerëzit që dyshohet se janë përfshirë në prodhim janë duke u hetuar

12 Korrik 2023, 07:30 Nga A.B
Shpërthimi në fabrikën e fishekzjarreve në Kinë, 5
Zjarr

KINË- Pesë persona u vranë në një shpërthim në një fabrikë të prodhimit të paligjshëm të fishekzjarrëve në Kinë, njoftuan mediat lokale, duke shtuar se dy të tjerë u zhdukën si pasojë e shpërthimit.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit me orën lokale (0800 GMT) në qytetin Liling të provincës jugore Hunan, raportoi Global Times me qendër në Pekin.

Njerëzit që dyshohet se janë përfshirë në prodhim janë duke u hetuar, tha e përditshmja, duke cituar autoritetet lokale./Dosja.al

shperthim ne kine kine

Sondazh

Poll