Bota

Shirat e rrëmbyeshëm në Kinë, 6 persona plagosen si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në Hubei

Ministria e Menaxhimit të Emergjencave të Kinës tha se autoritetet po përpiqen të parandalojnë fatkeqësi të tjera në zonë ndërsa operacionet vazhdojnë.

9 Korrik 2023, 12:50 Nga a.l
Shirat e rrëmbyeshëm në Kinë, 6 persona plagosen si
Foto ilustruese

KINË- Rrëshqitja e dherave në Kinë ka lënë të plagosur 6 persona. Ngjarja ka ndodhur në provincën e Hubei. Ministria e Menaxhimit të Emergjencave të Kinës tha se autoritetet po përpiqen të parandalojnë fatkeqësi të tjera në zonë ndërsa operacionet vazhdojnë, shkruajnë mediat e huaja. 

Shirat e rrëmbyeshëm në pjesë të Kinës gjatë disa javësh kanë çuar në një numër rrëshqitjesh vdekjeprurëse. Muajin e kaluar në provincën Sichuan, 19 njerëz humbën jetën në një rrëshqitje dheu në një minierë. 

kine

Sondazh

Poll