Bota

'Dënojmë sulmet e paprovokuara'/ Sunak i shqetësuar për situatën në Kosovë: Kurti dhe Vuçiç të parandalojnë dhunën

Pyetjes për t’iu bashkuar EUFOR-it, që është misioni ndërkombëtar përgjegjës për zbatimin e pjesës ushtarake të Marrëveshjes së Dejtonit, Sunak iu përgjigj se mospjesmarrja e Mbretërisë së Bashkuar në të nuk pasqyron rëndësinë e operacionit për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

9 Korrik 2023, 12:01 Nga a.l
'Dënojmë sulmet e paprovokuara'/ Sunak i shqetësuar
Rishi Sunak

BRITANI- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak është shprehur i shqetësuar për situatën në Kosovë. I pyetur nga deputetja britanike, Alicia Kearns nëse do të angazhohet për zgjerim të mandatiti të KFOR-it në Kosovë, kryeministri britanik tha se i dënon sulmet e paprovokuara ndaj tyre, ndërsa tregoi se i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç që të ulin tensionet dhe të parandalojnë dhunën. 

“Gjëja e parë për të thënë është se ne dhe Qeveria mbështesim plotësisht integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjë e Hercegovinës dhe do të vazhdojmë të marrim masa kundër atyre që e kërcënojnë këtë. Ne jemi veçanërisht të shqetësuar, unë jam veçanërisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës, të cilën ju e njihni dhe i dënojmë shumë sulmet e paprovokuara nga protestuesit ndaj personelit të KFOR-it. Sekretari i Jashtëm i ka thënë tashmë kryeministrit të Kosovës dhe Serbisë se liderët në Beograd dhe Prishtinë kanë përgjegjësi për ta ulur tensionin dhe për ta parandaluar dhunën e mëtejshme”, tha Rishi Sunak.

Pyetjes për t’iu bashkuar EUFOR-it, që është misioni ndërkombëtar përgjegjës për zbatimin e pjesës ushtarake të Marrëveshjes së Dejtonit, Sunak iu përgjigj se mospjesmarrja e Mbretërisë së Bashkuar në të nuk pasqyron rëndësinë e operacionit për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

“Pikëpamja jonë është se duhet të gjejmë një rrugë kthimi drejt dialogut të lehtësuar nga BE. Në lidhje me EUFOR-in, ne e shohim EUFOR-in si jetik për paqen dhe sigurinë në Bosnje dhe Hercegovinë. Mospjesëmarrja jonë në të nuk pasqyron rëndësinë e operacionit për paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe ne po përpiqemi të vazhdojmë të eksplorojmë mundësitë për të zgjeruar bashkëpunimin me misionin”, tha Sunak.

Duke folur për një “dështim ndërkombëtar” në parandalimin e situatës në Kosovë, Kearns tha se kjo reflektohet më së miri nga reagimi i BE-së dhe SHBA-së dhe ndëshkimet e fundit të Kosovës përballë antagonizmit serb dhe retorikës secesioniste të Dodikut në Bosnjë e Hercegovinë.

Deputetja Kearns në fund i bëri thirrje qeverisë britanike që të ndjekë nga afër këtë situatë. Ajo mendon se Mbretëria e Bashkuar duhet t’i bashkohet BE-së dhe të zgjasë mandatin e KFOR-it në Kosovë. 

rishi sunak

Sondazh

Poll