Bota

Festë E PAZAKONTË! Të rinjtë dëfrehen brenda kishës në Turqi, reagime të ashpra në komunitet

Në të kaluarën në kishë janë zhvilluar ekspozita serioze por mbrëmjen e djeshme kisha u shndërrua në një vend argëtimi.

8 Korrik 2023, 14:29 Nga f.i
Festë E PAZAKONTË! Të rinjtë dëfrehen brenda
pamje nga festa

TURQI-Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Turqi, ku bashkia e Izmirit dha lejen për të zhvilluar një festë me muzikë elektronike brenda kishës ortodokse të Agios Vukolos, një kishë greke, raportojnë mediat vendase.

Festa e organizuar dëmtoi komunitetin ortodoks të Izmirit. Presidenti Yorgo Teodoridis lëshoi ​​një deklaratë me shkrim në emër të shoqërisë, ku u shpreh se vendet e të gjitha feve janë të shenjta dhe imazhet festive brenda saj do të ngrejnë shqetësime. Sipas tij në të kaluarën në kishë janë zhvilluar ekspozita serioze por mbrëmjen e djeshme kisha u shndërrua në një vend argëtimi.

Kisha e Shën Vukolos, e cila u ndërtua në vitin 1886, është një vend ku mijëra njerëz u lutën, u strehuan. Muret e saj mbajnë gjurmët e lutjeve. Ikonat e saj i kanë thirrur njerëzit në mirësi prej shekujsh.

turqi

Sondazh

Poll