Bota

Turi ballkanik i Ramës/ Ahmeti: Raporti me Kurtin, dashuri-urrejtje!

8 Korrik 2023, 12:32 Nga f.i
Turi ballkanik i Ramës/ Ahmeti: Raporti me Kurtin, dashuri-urrejtje!
Shpend Ahmeti

KOSOVË- Ish-kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar marrëdhënien e komplikuar midis kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti, në kuadër të turit ballkanik të shefit të qeverisë shqiptare.

I ftuar në emisionin “Debat” në A2CNN, Ahmeti u shpreh se si një ish-anëtar i Vetëvendosjes e njeh mirë marrëdhënien mes dy homologëve.

"Këtë relacionin Rama-Kurti e kam përcjell gati 10 vite. Është i çuditshëm. Me batuta, herë më takime të mira, herë të këqija. Dashuri, urrejtje disi që vjen nga respekti dhe frika në të njëjtën kohë. Është e dyanshme, përderisa Rama e ka atë që do ti nënshtrojë të gjithë në diskutime. Këto ndonjëherë dalin edhe nga kornizat e diskutimeve të tyre jopublike. Kësaj here Rama po e ndjen veten më komfort ndaj fillon me këto deklaratat jo kanunin, jo e luta. Por ne duhet të largohemi nga këto batuta ditore. Këto akuza se Rama e Kurti po e bëjnë për protagonizmin është si ti thuash një politikani pse merr frymë”, tha ai.

Ahmeti gjithashtu tregoi se aktualisht është Edi Rama ai që flet nga pozita më të rehatshme se Kurti, pasi ka dalë nga korniza e politikanit lokal dhe po shihet si një përfaqësues i NATO-s në Ballkan.

“Rama e sheh veten përmbi politikën shqiptare, gati si përfaqësues i NATO-s për Ballkanin. E sheh veten si pjesë e aleancës në tavolinën e parë. Situata është e jashtëzakonshme dhe Rama po mundohet që edhe para bashkisë ndërkombëtare ta paraqesë veten që e kemi një problem në oborrin tonë. Unë e kam hapësirë më shumë të flasë me Kosovën se janë shqiptarë. E kam miqësinë edhe me Vuçiçi-n dhe po mundohem të jem pothuajse si një zjarrfikës në Ballkan. Kurti nuk është modusin e bashkëpunimit. Kërkon ndihmën e opozitës, në anën tjetër bën video ku i quan hajna dhe të korruptuar pavarësisht se janë kryetarë të rinj si LDK si PDK. Kjo mendoj se shkakton probleme të jashtëzakonshme në politikën e jashtme. Në vend ti përgjigjemi qoftë si Shqipëri qoftë si Kosovë, qoftë bashkë të gjitha aty çka po na ndodhin, ne merremi me këto problemet tona fajësojmë njëri-tjetrin dhe koha po ecën”,- theksoi Ahmeti.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll