Sport

E RRALLE! Drejtori i Interit kishte një adresë false në Instagram, për të ndjekur një femër që i kishte krijuar shumë probleme…

Piero Ausilio kërkoi falje, por nuk tha se për kë e kishte fjalën.

7 Korrik 2023, 14:08 Nga DOSJA
E RRALLE! Drejtori i Interit kishte një adresë false në

ITALI - Drejtori sportiv i Interit ka bërë një rrëfim kurioz dhe të papritur këtë të enjte, duke zbuluar se kishte krijuar një llogari false në Instagram, për të ndjekur hapat e partneres së një lojtari zikaltër. 

Pa bërë të ditur se për kë e kishte fjalën, Piero Ausilio gjithashtu deklaroi se e njëjta llogari tani shërben edhe për të ndjekur lojtarët dhe madje edhe futbollistët kundërshtarë.

"Dua të rrëfej diçka. Unë nuk kam një faqe timen në Instagram, por e kam krijuar sepse gruaja e një lojtari të famshëm, po më krijonte probleme. Nga gratë dhe të dashurat e lojtarëve mund të kuptohen shumë gjëra, përfshirë edhe personalitetin e tyre.

Pastaj nisa të ndjek edhe lojtarët, madje edhe ata të skuadrave të tjera, por këtë e kam krijuar për shkak të një femre që më krijonte probleme”,- tha Ausilio.

Drejtori i Interit nuk e zbuloi se për kë e kishte fjalën, por rrjetet sociale e drejtuan shpejt gishtin nga Wanda Nara, gruaja e famshme e Mauro Icardit, një lojtar italo-argjentinas që luajti për Interin midis 2013 dhe 2020.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll