Politike

Kryetarja e Këshillit të Bosnje-Hercegovinës: Nuk jemi ende gati për lëvizjen e lirë nëpërmjet shteteve dhe tregun e përbashkët

Borjana Kristo në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama u shpreh se gjatë takimit me kreun e qeverisë kanë parashikuar 5 çështje me rëndësi që këshilli i ministrave po përgatit ti paraqesë Këshillit Evropian.

7 Korrik 2023, 12:17 Nga a.l
Kryetarja e Këshillit të Bosnje-Hercegovinës: Nuk jemi ende gati
Borjana Kristo

SARAJEVË- Kryetare e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Kristo në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama u shpreh se gjatë takimit me kreun e qeverisë kanë parashikuar 5 çështje me rëndësi që këshilli i ministrave po përgatit ti paraqesë Këshillit Evropian. Kristo tha se po punojnë që të aprovojnë lëvizjen e lirë nëpërmjet shteteve dhe tregut të përbashkët.

"Kemi parashikuar 5 çështje që duhet të paraqiten që t’i paraqiten Këshillit Europian. Bashkëpunimi rajonal dhe theks të veçante për Procesin e Berlinit. Lidhur me këtë ne kemi informuar presidentin për iniciativat që kemi ndërmarrë për procesin e Berlinit dhe takimit që do të zhvillohet në Tiranë. Dy iniciativa nuk jemi të gatshëm që t’i aprovojmë lidhur me lëvizjen e lirë nëpërmjet shteteve dhe tregut të përbashkët po punojmë që të bëjmë lëvizje të lirë", tha ajo. 

borjana kristo turi i rames ne ballkan

Sondazh

Poll