Politike

Konferenca në Bosnjë-Hercegovinë/ 'Gafa' e Borjana Kristos, e quan Ramën 'President' (VIDEO)

Në përfundim të fjalës së saj, teksa tha se po punohet për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve, Kristo i kaloi fjalën Ramës por duke iu drejtuar si 'President'. 

7 Korrik 2023, 12:17 Nga a.l
Konferenca në Bosnjë-Hercegovinë/ 'Gafa' e Borjana
Edi Rama dhe Borjana Kristo

SARAJEVË- Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Kristo ka mbajtur sot një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama. Në përfundim të fjalës së saj, teksa tha se po punohet për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve, Kristo i kaloi fjalën Ramës por duke iu drejtuar si 'President'. 

"Lidhur me masat e marra ne kemi iformuar presidentin dhe iniciativat që kemi marrë lidhur me procesin e Berlinit dhe me takimin i cili do të zhvillohet në Tiranë. Dy iniciativa nuk kemi arritur t'i bëjmë dhe nuk jemi ende të gatshëm për t'i aprovuar. Lidhur me lëvizjen e lirë ndërmjet shteteve dhe tregut të përbashkët dhe jemi duke punuar që këto iniciativa të bëhen aktuale. Dhe pas këtij takimi do të punojmë në intensivitetin e marrëdhënieve mes dy shteteve ashtu edhe në rajon. Urdhëroni fjalën president Rama", tha ajo. 

turi i rames ne ballkan borjana kristo

Sondazh

Poll