Cikalleshi ndryshe nga yjet e futbollit europian, largohet nga Arabia Saudite!
TURQI - Sokol Cikalleshi ishte autor i 11 golave në Arabinë Saudite me Al Khaleej, megjithatë e ardhmja e tij duket se nuk do të jetë n...
Për sulmuesin e kombëtares së Shqipërisë ka mbërritur një ofertë joshëse, nga Dnipro që është gati që të paguajë 1 milion dollarë për kartonin e lojtarit, sa është dhe klauzola e largimit.
URKAINE - Taulant Seferi bëri një edicion të shkëlqyer në Ukrainë, duke shënuar 13 gola në 28 ndeshjet që luajti që në sezonin e parë me Vorskla. Për sulmuesin e kombëtares së Shqipërisë ka mbërritur një ofertë joshëse, nga Dnipro që është gati që të paguajë 1 milion dollarë për kartonin e lojtarit, sa është dhe klauzola e largimit.
Po ashtu, Dnipro i ka ofruar dhe një pagë prej 500 mijë dollarësh Seferit, i cili ka një ofertë mjaft të majme në tavolinë. Megjithatë, sulmuesi falë performancës së treguar dhe golave të realizuar ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave të ndryshme në Europë.
Për Seferin ka interesim konkret dhe nga Turqia dhe Kroacia, ndaj gjithçka do të vlerësohet me kujdes nga Seferi dhe përfaqësuesit e tij, të cilët po punojnë me shumë kujdes. Dnipro u shpall nënkampione në Ukrainë në sezonin që u mbyll dhe beson se me Seferin do të përforconte ndjeshëm repartin e avancuar.
Futbollisti nga Kumanova ka një karrierë të pasur, pasi ka dalë nga Rabotnicki, më pas u transferua në Zvicër tek Young Boys. Pas eksperiencave dhe me Xamax, Winterthur, Seferi kaloi tek Tirana ku fitoi dhe titullin kampion. Vorskla pagoi 500 mijë dollar për të, 26-vjeçari shënoi 13 gola, duke u renditur dhe shënuesi i dytë më i mirë i kampionatit.
B.T (Dosja.al)
TURQI - Sokol Cikalleshi ishte autor i 11 golave në Arabinë Saudite me Al Khaleej, megjithatë e ardhmja e tij duket se nuk do të jetë n...
ANGLI - Sipas “De Telegraaf”, Manchester United ka bërë progres të madh në arritjen e marrëveshjes me Interin për tran...
GJERMANI - Gjithçka ishte mbyllur në orët e mëparshme, por tashmë vjen zyrtarizimi nga klubi i Bayer Leverkusen. Granit Xhaka ës...
SPANJE - Ronald Koeman u pozicionua për lajmet e Barcelonës, në turneu i golfit që do të zhvillohet në Club de Golf de Barcel...
FRANCA - Luis Enrique këtë të mërkurën, si trajneri i ri i PSG-së ka pasur mundësinë të bisedojë vetëm me...
FRANCE - Seria e ‘telenovelës’ Kylian Mbappe vazhdon... Dje, presidenti i Paris Saint-Germain, Al-Khelaifi e bëri t&...
BRAZIL - Në lidhje me Kay Alves, volejbollisten braziliane, e cila u bë e famshme pasi hapi një faqe në OnlyFans për t...
ITALI - AC Milan dhe Monza njoftuan të enjten se do të krijojnë 'Silvio Berlusconi Trophy', një miqësore vjetore mes dy klubeve, pë...
ANGLI - Daria Kasatkina është sot tenistja më e mirë midis femrave në Rusi. 26-vjeçare në vitin 2022 arrit...
ANGLI - Gabriel Jesus tha në podkastin e 'Denilshow' se ai përjetoi një nga momentet më të vështira të karrierës së...