Bota

“Duhen veprime nga të gjithë partnerët”, ambasadori gjerman: Bashkëpunimi me Kosovën është zbehur në disa sektorë

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka deklaruar në një intervistë për mediat vendase se bashkëpunimi me Kosovën është zbehur në disa sektorë

5 Korrik 2023, 22:23 Nga m.s
“Duhen veprime nga të gjithë partnerët”, ambasadori
Jorn Rohde

KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka deklaruar në një intervistë për mediat vendase se bashkëpunimi me Kosovën është zbehur në disa sektorë. Duke folur në emër të vendit të tij, ai vuri në dukje se në disa sektorë bashkëpunimi nuk ështe ai i pritshmi. Ai theksoi se duhen veprime nga të gjithë partnerët, veçanërisht nga Kosova për të ecur përpara, por për fat të keq ende nuk ka patur një lëvizje të tillë.

“Përsëri, unë shpresoj se ne do të arrijmë një zgjidhje së shpejti dhe e dini… Po, thash gjithashtu dhe po flas në emër të vendit tim se ne fatkeqësisht kemi bashkëpunim të zvogëluar në disa sektorë, në sektorë që lidhen me sigurinë deri tani, dhe normalisht nuk ulem këtu për të diskutuar këtë.

Më me qejf do të kisha diskutuar mbi marrëdhëniet tona, zhvillimin ekonomik, por nëse nuk ka progres, këto masa janë duke u implementuar dhe e dini dua t’i ndaloj ato ashtu si BE-ja. Ato janë të kthyeshme menjëherë, por na duhen veprime nga të gjithë partnerët, veçanërisht nga Kosova për të ecur përpara dhe deri tani nuk kanë ndodhur”, theksoi Rohde.

jorn rohde ambasadori i gjermanisë

Sondazh

Poll