Sport

Sulmuesi Sadio Mane, me sytë gjithnjë e më shumë drejt Arabisë Saudite…

Një klub saudit po kërkon të nënshkruajë me yllin 31-vjeçar senegalez të Bayern Munich.

5 Korrik 2023, 16:22 Nga DOSJA

Sulmuesi Sadio Mane, me sytë gjithnjë e më shumë drejt

ARABIA SAUDITE - Al-Ettifaq nuk është i vetmi klub saudit që dëshiron të nënshkruajë me Sadio Mané. “Al-Ahli i ofron Sadio Mané një kontratë trevjeçare. Negociatat me Bayernin duhet të fillojnë së shpejti”,- thotë Matteo Moretto, gazetar i ‘Relevo’. 

Sipas informacioneve të ‘Sky Sport’, Sadio Mané duhet të largohet nga Bayerni këtë verë. Ndërkohë klubi gjerman po pret oferta konkrete. “Asnjë ofertë zyrtare nuk është bërë”,- shpjegon gazetari Florian Plettenberg. 

Sulmuesi Sadio Mane, me sytë gjithnjë e më shumë drejt

Pas pranimit të tij në divizionin e parë saudit, Al-Ahli vazhdon të jetë në panik në tregun e transferimeve. Klubi me bazë në Jeddah, zyrtarizoi dje nënshkrimin e yllit brazilian të Liverpool, Roberto Firmino. Nëse Sadio Mané do të tundohej nga sfida e Al-Ahli, ai do t'i bashkohej bashkatdhetarit të tij senegalez Édouard Mendy, i cili nënshkroi javën e kaluar. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll