Art&Argëtim

I akuzuar për sulm seksual/ Rrëfimi i paditësit për Kevin Spacey: Duket si personazhi që luajti në Se7en

Burri rrëfeu incidentet që përfshinin Spacey gjatë një interviste të regjistruar paraprakisht nga policia.  Sipas dëshmisë së tij, Spacey e kishte prekur rreth një duzinë herë, në pjesën e brendshme të kofshëve dhe organet gjenitale mbi rrobat e tij. 

3 Korrik 2023, 17:59 Nga a.l
I akuzuar për sulm seksual/ Rrëfimi i paditësit për Kevin
Kevin Spacey

SHBA- Gjatë gjyqit të Kevin Spacey në Gjykatën e Kurorës Southwark të Londrës i akuzuar për sulm seksual, një person, identiteti i të cilit mbrohet sipas ligjit britanik, e krahasoi aktorin me personazhin që ai luajti në Se7en të David Fincher.

Burri rrëfeu incidentet që përfshinin Spacey gjatë një interviste të regjistruar paraprakisht nga policia.  Sipas dëshmisë së tij, Spacey e kishte prekur rreth një duzinë herë, në pjesën e brendshme të kofshëve dhe organet gjenitale mbi rrobat e tij. Incidentet e supozuara kanë ndodhur, tha burri, gjatë një periudhe prej disa vitesh.

Në thrillerin e krimit të vitit 1995, Spacey luan një vrasës të frymëzuar nga shtatë mëkatet vdekjeprurëse. Përveç këtij filmi, Spacey është i njohur për rolet e tij në 'House of Cards', 'American Beauty' dhe shumë produksione të tjera të suksesshme.

kevin spacey

Sondazh

Poll