Aktualitet

"Do e marrësh vesh se kush jam"/ Denoncimi i Basir Çollakut: Kryeministër ndali "hienat" ndaj mësueses Irma Marku

Kjo është hera e tretë në më pak se një vit e gjysëm i përndjekjes politike radikale, duke kapërcyer çdo ligj, procedurë, të drejtë e normalitet. Muaj më parë një tjetër nxënës i manipuluar u përfshi në kanosje për jetën ndaj mësueses e familjes sonë, njëherësh kryetares së PD dega 2 Tiranë dhe mua si gazetar bezdisës i pandërprerë për bëmat korruptive e kriminale të qeverisë.

4 Korrik 2023, 16:07 Nga k.m.
"Do e marrësh vesh se kush jam"/ Denoncimi i Basir
Basir Çollaku

TIRANË- Gazetari Basir Çollaku ka bërë një denoncim lidhur me ndërhyrjet që ai pretendon se po bëhen për të hequr nga puna bashkëshorten e tij, Irma Marku, e cila punon në gjimnazin “Ismail Qemali”. Denoncimin e tij publik e ka bërë me qëllim që të mbërrijë në "duart" e kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt dhe ministres së Arsimit, Evis Kushi. Sipas tij, një prej tyre ka urdhëruar për largimin nga puna të bashkëshortes së tij, e cila është njëherësh kryetare e Partisë Demokratike dega nr.2 në Tiranë.

"Kjo është hera e tretë në më pak se një vit e gjysëm i përndjekjes politike radikale, duke kapërcyer çdo ligj, procedurë, të drejtë e normalitet. Muaj më parë një tjetër nxënës i manipuluar u përfshi në kanosje për jetën ndaj mësueses e familjes sonë, njëherësh kryetares së PD dega 2 Tiranë dhe mua si gazetar bezdisës i pandërprerë për bëmat korruptive e kriminale të qeverisë. Kallëzimi i bërë në polici, u përcoll në Prokurorinë e Tiranës, e çuditërisht aty ngeci në një procedurë të një prokurori qorr politik, duke u kryer veprime pa njoftuar denoncuesit, pa dijeninë e dëshminë e tij, e çështja vijon në Gjykatë, ku drejtësia sërish do të kërkojë masakër kohore, për ta shqyrtuar e shkuar të kërcënuesit e vërtetë. Nuk kam ndërmend të rendis këtu kanosjet serioze ndaj meje ndër vitet e këtij pushteti, se zanati im i tërheq këto paudhësi. Telegrafisht po them pak nga denoncimet e mia publike, si Ramën e “184-ës” tek Bild; Tahirin, Ramën dhe një tufë drejtorësh në dëshminë e rëndë të Zaganit, e kanabis habilajve; Ballën e ngjarjeve të përgjimeve të Elbasanit dhe policit të Fushë-Krujës, e miqësive të Begos, me deputetin të cilin jam ende në gjyq në Apel, (pasi ai është dënuar nga padia ime në shkallën e Parë); Gjiknurin e naftës me rusët; Veliajn e pemëve 5 mijë euroshe një fidan, apo të inceneratorëve dhe Ndranghetës, e shumë e shumë të tjera,"-shkruan ai ndër të tjera. 

Ndërsa gjithashtu thekson se ndër vite ndaj bashkëshortes së tij ka pasur presion, madje shtoi se titullarja e saj ka pasur guximin që edheta kanosë publikisht në sy të gjithë kolegëve, duke edhe e shantazhuar. Megjithatë shqetësimin e tij, gazetari e mbyll me fjalinë se pavarësisht se janë të shantazhuar, kurrë nuk do të nënshtrohen. 

POSTIMI I PLOTË:

KM, ndali hienat ndaj mësueses Irma Marku në gjimnazin “Ismail Qemali”

(Cilido koleg mundet ta shpërndaje këtë reagim timin apo përcjellë në medie sociale. Pa ndryshime sigurisht)

Fort të panderuar kryeministër Edi Rama, kryebashkiak Erion Veliaj dhe ministre e Arsimit Evis Kushi. Unë, bashkëshortja ime Irma Marku, familja ime, jemi opozitarë të spikatur me ju, për funksionet publike, por jo për ato familjare. Pyetja ime retorike është; cili nga ju ka urdhëruar vartësit e verbër në shkollë, të thyejnë këmbët nga vrapi, e të bëjnë përshesh letrash, për të larguar nga puna mësuesen Irma Marku, njëherësh kryetare e Partisë Demokratike dega nr.2 në Tiranë, nga gjimnazi “Ismail Qemali” ? Ndoshta sektori patronazhist do ua thonë këtë që kam shkruar. Ata nuk e mërzisin kollaj shefin, por ne nuk do të ndalojmë mërzitjen me shkak për veprimin tuaj pa shkak. Kjo ndjekje nuk bëhet aspak për arsye profesionale, por duke shpifur, sajuar, gënjyer e dhunuar, gjatë gjithë javës, muajit e vitit, pa përjashtuar as të dielën, pa marrë parasysh se zyrtarisht viti mësimor ka përfunduar dhe pushimet po zyrtarisht kanë nisur, duke manipuluar shkresa e nxënës dhe ushtruar presion kanibal ndaj mësuesve? Janë shpikur nga titullarët e institucionit arsimor, veprime të cilat përbëjnë vepër penale dhe për këtë, natyrisht paditë janë rrugës për në institucionet e hetimit, pavarësisht anemisë së tyre nga pavarësia e munguar. Pa paragjykuar, këto dosje do të bien ndoshta në duar të prokurorëve “Felaj”, apo të ngjashmëve, pasi aty është bashkuar gjithë fisi i emëruar kontrollues i institucionit të akuzës.

Kjo është hera e tretë në më pak se një vit e gjysëm i përndjekjes politike radikale, duke kapërcyer çdo ligj, procedurë, të drejtë e normalitet. Muaj më parë një tjetër nxënës i manipuluar u përfshi në kanosje për jetën ndaj mësueses e familjes sonë, njëherësh kryetares së PD dega 2 Tiranë dhe mua si gazetar bezdisës i pandërprerë për bëmat korruptive e kriminale të qeverisë. Kallëzimi i bërë në polici, u përcoll në Prokurorinë e Tiranës, e çuditërisht aty ngeci në një procedurë të një prokurori qorr politik, duke u kryer veprime pa njoftuar denoncuesit, pa dijeninë e dëshminë e tij, e çështja vijon në Gjykatë, ku drejtësia sërish do të kërkojë masakër kohore, për ta shqyrtuar e shkuar të kërcënuesit e vërtetë. Nuk kam ndërmend të rendis këtu kanosjet serioze ndaj meje ndër vitet e këtij pushteti, se zanati im i tërheq këto paudhësi. Telegrafisht po them pak nga denoncimet e mia publike, si Ramën e “184-ës” tek Bild; Tahirin, Ramën dhe një tufë drejtorësh në dëshminë e rëndë të Zaganit, e kanabis habilajve; Ballën e ngjarjeve të përgjimeve të Elbasanit dhe policit të Fushë-Krujës, e miqësive të Begos, me deputetin të cilin jam ende në gjyq në Apel, (pasi ai është dënuar nga padia ime në shkallën e Parë); Gjiknurin e naftës me rusët; Veliajn e pemëve 5 mijë euroshe një fidan, apo të inceneratorëve dhe Ndranghetës, e shumë e shumë të tjera.

Denoncimet e Irmës në shkollë prej shumë vitesh, por më tepër rreth çështjeve të arsimit dhe abuzimeve, ku nuk mungon ministria, janë shqetësuese. Për këtë, zonja ish-ministre Nikolla, më pas Shahini e tani Kushi apo agjencitë përkatëse, duhet ta kishin falenderuar. Gjithnjë nëse ata gjenden aty për të bërë ndonjë gram punë, e jo ndonjë shkumosje partiake. Në gjimnazin “Ismail Qemali” drejtuesit kryesisht patronazhistë, janë duke sajuar paudhësi, të cilat janë dukumentuar dhe do të bëhen publike. Militante të djeshme të PD në pushtet, disa emërmmbajtëse mësuese, janë bërë militante të rilindjes sot dhe janë vetëshpërfytyruar për t’i shërbyer partisë së Ramës dhe Veliajt, me çdo kusht, por jo misionit fisnik të profesionit. Këshill Etike pa pikë Etike e Këshill Disipline aspak i disiplinuar ndaj akteve ligjore në fuqi, janë në hall të mbarojnë një porosi. Dikush e ka dhënë. Dikush do të përgjigjet. Titullarja ka guximin e partisë, apo të bashkëshortit të policisë, (por ai është histori më vete) ta kanosë publikisht në sy të gjithë mësuesve, duke u trimëruar se “nuk më njeh mirë mua kush jam, do ta shohësh se kush jam dhe se çfarë do të të bëj”. Të panderuar emra zyrtarësh të mësipërm. Ndëshkimet tuaja hibride, si në kohën e qoftëlargut, nuk tjetërsojnë inegritetin tonë, as të mësuese Irmës, performanca profesionale dhe dinjiteti personal i së cilës, nga të gjithë anketimet institucionale, është gjithnjë në diferencë nga shumë kolege, as timen, gjë të cilën e dini edhe në gjumë. Ne, përballë jush do të jemi, asnjëherë në krah apo të nënshtruar, pavarësisht kanibalizmit të veprimeve tuaja.

basir collaku irma marku

Sondazh

Poll