Aktualitet

"Statusi i naftëtarit dhe indeksimi i pagës”, 350 punonjës të rafinerisë në Gorisht në protestë

Puna është bllokuar pasi prej një jave punonjësit e rafinerisë naftënxjerrëse të Gorishtit, kanë dalë në protestë duke ndërprerë punën deri në plotësimin e kërkesave.

4 Korrik 2023, 14:20 Nga m.s
"Statusi i naftëtarit dhe indeksimi i pagës”, 350
foto ilustruese

VLORË- 350 punonjës të naftës Gorisht- Kocul janë në protestë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, që ka të bëjë me njohjen e statusit të naftëtarit dhe indeksimin e pagës. Ata prej një jave ndodhen në protestë, e ndërsa sot në unanimitet të plotë kanë fikur të gjitha makineritë.

Puna është bllokuar pasi prej një jave punonjësit e rafinerisë naftënxjerrëse të Gorishtit, kanë dalë në protestë duke ndërprerë punën deri në plotësimin e kërkesave.

Ata janë shprehur se edhe punonjës të cilët kanë 25 vite eksperiencë, vijojnë të paguhen me 45 mijë lekë në muaj.

proteste ne gorisht

Sondazh

Poll