Bota

"A keni foto nudo të vetes në telefonin tuaj celular?"/ Pyetja e sikletshme që iu bëhej kandidateve për sekretare të Bill Gates

Kandidatët i thanë WSJ-së se kompania u bëri pyetje nëse ata kishin lidhje të mëparshme jashtëmartesore, nëse kishin imazhe nudo të tyre në celularët e tyre dhe çfarë lloj pornografie preferonin!

3 Korrik 2023, 18:03 Nga k.m.
"A keni foto nudo të vetes në telefonin tuaj celular?"/
Bill Gates

Një bujë globale kanë shkaktuar zbulimet e gazetës amerikane Wall Street Journal për pyetjet joetike që bëheshin për sekretaret kandidate për zyrën personale të manjatit Bill Gates, pasi shumë prej tyre kishin përmbajtje seksuale! Concentric Advisors, një firmë konsulence sigurie e ngarkuar me intervistimin e kandidatëve për punë për Gates Ventures, dyshohet se pyeti disa gra për jetën e tyre private gjatë kontrolleve që bënin.

Kandidatët i thanë WSJ-së se kompania u bëri pyetje nëse ata kishin lidhje të mëparshme jashtëmartesore, nëse kishin imazhe nudo të tyre në celularët e tyre dhe çfarë lloj pornografie preferonin!

Disa kujtuan se u pyetën nëse kishin "kërcyer ndonjëherë për dollarë" (pra nëse kishin punuar si striptiste), ndërsa një raportoi se ishte pyetur nëse ajo kishte pasur ndonjëherë një sëmundje seksualisht të transmetueshme. Kandidatët që nënshkruan marrëveshjen dhanë lejen e tyre që rezultatet të zbuloheshin në zyrën personale të Gates, duke përfshirë "informacione shumë të ndjeshme".

bill gates

Sondazh

Poll