Aktualitet

Mbytet një 80-vjeçar nga Kosova në plazhin e Golemit (VIDEO)

Ndonëse i moshuari është transportuar me urgjencë për në spital, ai ka qenë pa shenja jete

3 Korrik 2023, 15:47 Nga m.s
Mbytet një 80-vjeçar nga Kosova në plazhin e Golemit (VIDEO)
foto ilustruese

Një pushues 80-vjeçar nga Kosova është mbytur sot në një plazhin e Golemit. Pamjet e rënda tregojnë se një pushues është nxjerrë nga uji nga qytetarët, të cilët kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet. Ndonëse i moshuari është transportuar me urgjencë për në spital, ai ka qenë pa shenja jete.

Njoftimi nga policia 

Rreth orës 15:00, në Golem, dyshohet se duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi R. O., rreth 80 vjeç, banues në Kosovë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

mbytet ne det pushues golem

Sondazh

Poll