Aktualitet

Tentuan të vrisnin një person, shpallen në kërkim 3 autorët (EMRAT)

Policia ka proceduar penalisht administratorin e lokalit Katrin Limaj, ku ndodhi ngjarja, pasi u konstatua se në këtë ambient organizoheshin lojëra fati

3 Korrik 2023, 15:00 Nga A.B
Tentuan të vrisnin një person, shpallen në kërkim 3
Policia

VLORË-Ermal Haxhiraj alias Bashkim Brahimaj, Neritan Xhaferaj dhe Ermal Osmenaj, janë shpallur në kërkim pasi kanë tentuar të vrasin në ambientet e një lokali Tonin Hosaj. Policia ka proceduar penalisht administratorin e lokalit Katrin Limaj, ku ndodhi ngjarja, pasi u konstatua se në këtë ambient organizoheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin. Po ashtu, janë sekuestruar sendet që i shërbenin organizimit të këtyre lojërave.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vlorë/Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në ambientet e një lokali në qytet, ku për motive të dobëta, u tentua të vritet me armë zjarri shtetasi Tonin Ramaj (Hosaj), i cili mbeti i plagosur.

Vijon puna për kapjen e shtetasve Ermal Haxhiraj alias Bashkim Brahimaj, Neritan Xhaferaj dhe Ermal Osmenaj, të cilët nga veprimet e shpejta hetimore, u identifikuan si bashkëpunëtorë të dyshuar për këtë tentativë për vrasje. Procedohet penalisht administratori i lokalit shtetasi Katrin Limaj, ku ndodhi ngjarja, pasi u konstatua se në këtë ambient organizoheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin. Sekuestrohen sende që i shërbenin organizimit të këtyre lojërave.

emral haxhiraj neritan xhaferaj ermal osmenaj tonn hosaj

Sondazh

Poll