Bota

VIDEO- Qendra tregtare në Paris përfshihet nga zjarri, shkatërrohet plotësisht

Macron urdhëroi që trafiku të ndalohej në orën 22:00 dhe kërkoi nga platformat e mediave sociale të mos postojnë video nga incidentet

1 Korrik 2023, 09:01 Nga a,b
VIDEO- Qendra tregtare në Paris përfshihet nga zjarri,
Zjarri

FRANCË- Qendra tregtare Croix-Blanche, në jug të Parisit, është përfshirë nga flakët. Kjo ka ndodhur përgjatë trazirave që kanë shpërthyer në Francë pas vdekjes së 17-vjeçarit Nael nga policia.

Reparti i zjarrfikësve po punonte për të shuar zjarrin, por qendra tregtare e Mes-sur-Seine, e cila është pjesë e Ile-de-France, ishte shkatërruar plotësisht.

Në vendngjarje shkuan forca të konsiderueshme, mirëpo flakët u përhapën në të gjitha godinat e qendrës tregtare që kishte 30 dyqane. 

Probleme ka patur edhe nga tymi, për pasojë bashkia ka marrë vendimin për mbylljen e shkollave Kami dhe Abey. Në të njëjtën kohë, këshilli i qytetit anuloi të gjitha ngjarjet e planifikuara për fundjavën.

Video dhe foto të qendrës tregtare në flakë janë postuar tashmë në rrjetet sociale. Megjithatë, presidenti francez Emmanuel Macron akuzoi mediat sociale se luajnë një rol të rëndësishëm gjatë trazirave, duke lehtësuar organizimin e protestave./Dosja.al

proteste ne paris

Sondazh

Poll