Bota

Mitrovica e Veriut i bashkohet shoqatës se Komunave të Kosovës? Nuk ka ende reagim ndërkombëtar

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Doli.

30 Qershor 2023, 21:06 Nga I.A
Mitrovica e Veriut i bashkohet shoqatës se Komunave të Kosovës?
Mitrovicë

KOSOVË- Komuna e Mitrovicës Veriut sot ka marrë vendim që t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Doli.

“Sot, në Kuvendin Komunal, në Veriun e Mitrovicës, u votua pro bashkimit të Komunës Veriore të Mitrovicës në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Kjo votë tregon përkushtimin dhe mbështetjen për bashkëpunimin e fortë dhe përforcimin e qeverisjes lokale. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i komunave janë thelbësore për të adresuar sfidat dhe për të ndërtuar një shoqëri më të bashkuar dhe më të qëndrueshme për të gjithë” ka shkruar Doli.

Por ky veprim i marrë nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës del në kundërshtim me çfarë po kërkon BE dhe SHBA për të qetësuar situatën në veri të Kosovës. Kjo pasi perëndimorët kanë kërkuar nga qeveria e Kosovës që të shpallë datën e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri, mes tyre dhe e Mitrovicës si dhe të krijohet Asosacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Ndërkombëtarët kanë paralajmëruar edhe mundësinë për vendosjen e sanksioneve për Kosovën nëse nuk nis të përmbushë kërkesat që i kanë bërë, ndërkohë që ky veprim e fundit duket se mund të jetë një shkasë për shtimin e tensioneve në veri. 

Ndërsa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Armend Muja në një lidhje me Syri Tv, për këtë vendim ka deklaruar se kjo është e drejta kushtetuese e Kosovës dhe se nuk ka për t'i liruar ato pasi janë pronë e vendit. Ai ka deklaruar se një bosnjënjëzim i Kosovës do të sjellë pasoja shumë të mëdha në vetë Kosovën, por edhe në të gjithë Ballkanin.

"Ka pasur vetëm një asosacion të komunave, Asosacioni i Komunave të Kosovës. Pa marrë parasysh bindjet politikë të gjithsecilit, pjesëmarrja e të gjitha Komunave të Kosovës është dhe në këtë kuadër. Kjo nuk është e pazakonshme, duhet të bëhej më herët, por mendoj se brenda këtij muaj do përfundoj. te sërbët ngreh pikëpyetje çdo gjë, por kjo nuk përbën pengesë as te ndërkombëtarët. Kosova është njohur me Kushtetutën e vetë, ka qenë një kompromis i dhembshëm, çdo propozim për federalizimin e Kosovës nuk do të pranohet. Pyesni boshnjakët, edhe atje fillimisht ishte Asosacion i komunave me Shumicë Serbe dhe më pas u bë Republika Srpska. Dhe kjo nuk ka përfunduar as pro europiane dhe as demokratike, por e kundërta. Çdo bosnjenjëzim i Kosovës do ketë pasoja edhe në Ballkan," tha Muja.

tensione në veri të kosovës aida doli armend muja

Sondazh

Poll