Aktualitet

Aksident te ‘Ura e Prekanit'/ Përplasen 2 makina, dy persona të plagosur, transportohen te Trauma (VIDEO)

Dy personat ngelën të bllokuar për disa minuta në makinë dhe për nxjerrjen e tyre u desh ndërhyrja e zjarrfikësve.

29 Qershor 2023, 08:09 Nga A.B
Aksident te ‘Ura e Prekanit'/ Përplasen 2 makina, dy persona
Foto ilustruese

LEZHË- Një aksident ka ndodhur pak pas mesnate në rrugën që lidh Talën me superstradën Lezhë-Milot, në vendin e quajtur ‘Ura e Prekanit’. Raportohet se në aksident janë përfshirë dy automjete e për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona. Këta të fundit ngelën të bllokuar për disa minuta në makinë dhe për nxjerrjen e tyre u desh ndërhyrja e zjarrfikësve.


Dy të plagosurit janë dërguar për ndihme mjekësore në spitalin e Traumës ku mësohet se gjendja e tyre është e rëndë./Dosja.al

aksident ne lezhe

Sondazh

Poll