Aktualitet

Kontrolle në Elbasan! FNSH 'aksion' gjatë orëve të vona të natës për personat e shpallur në kërkim

Qëllimi i aksionit ka qenë kapja e personave të shpallur në kërkim dhe verifikim personave të tjerë

29 Qershor 2023, 07:48 Nga A.B
Kontrolle në Elbasan! FNSH 'aksion' gjatë orëve të
Furgonat e Policise

ELBASAN-Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) “rrethuan” gjatë orëve të vona të natës qytetin e Elbasanit. Ata kryen kontrolle të befasishme në banesa, lokale dhe ndërtesa. 

Sipas informacioneve paraprake, qëllimi i aksionit ka qenë kapja e personave të shpallur në kërkim, mes tyre dhe ato të shumë kërkuar, si Talo Çela, dhe verifikim personave të tjerë, të cilët dyshuar të përfshirë në aktivitete kriminale. Deri më tani raportohet se ka dhjetëra persona të arrestuar.

Arrestimet janë kryer në mënyrë të befasishme brenda banesave. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion dhe detaje për këtë aksion./Dosja.al

fnsh ne elbasan elbasan

Sondazh

Poll