Aktualitet

Hera e dytë brenda muajit Qershor! Lokali i Noizy-t në Durrës përfshihet sërish nga flakët

Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur, mirëpo ditën e martë, lokali kishte hapjen pas djegies. 

29 Qershor 2023, 07:53 Nga A.B
Hera e dytë brenda muajit Qershor! Lokali i Noizy-t në Durrës
Ambulance

DURRËS-S'kanë fund telashet për Rigels Rajkun, të njohur nga të gjithë si Noizy. Mëngjesin e sotëm, forca të shumta policie, zjarrëfikëse dhe autoambulancat kanë mbërritur në lokalin e tij 'ZINS' në zonën e Currialve. 

Gjatë natës lokali në pronësi të tij është përfshirë sërish nga flakët. Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur, mirëpo ditën e martë, lokali kishte hapjen pas djegies. 

Hera e dytë brenda muajit Qershor! Lokali i Noizy-t në Durrës
Zjarri heren e pare

Kjo është hera e dytë që digjet brenda një muaj lokali i këngëtarit, ndërsa ngjarja dyshohet të jetë e qëllimshme. Pritet që të ketë më shumë informacion në orët në vijim./Dosja.al

digjet lokali i noizyt

Sondazh

Poll