Aktualitet

U dënua me 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009, Dritan Dajtit i ulet 1 vit burg

Vendimi është marrë ditën e sotme, për kërkesën e bërë nga Dajti që në vitin 2016.

26 Qershor 2023, 13:33 Nga A.B
U dënua me 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve në vitin
Dritan Dajti

TIRANË- Dritan Dajti ka përfituar ulje dënimi. Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së parë, për uljen e dënimit të Dritan Dajtit me 1 vit. Vendimi është marrë ditën e sotme, për kërkesën e bërë nga Dajti që në vitin 2016.

Dritan Dajti, u dënua me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në vitin 2009.

Ai ka qenë i dënuar me burgim përjetë por iu hoq nga gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli. Këta tre gjyqtarë firmosën pro heqjes së burgimit të përjetshëm për Dajtin, duke argumentuar se sipas ligjit i takon./Dosja.al

dritan dajti

Sondazh

Poll