Aktualitet

Vrau fqinjin duke e goditur me grushte, Gjykata i jep 15 vite burg Alban Manerit

Alban Meneri ka goditur viktimën me grushte në pjesën e qafës dhe i ka shkaktuar dëmtime në laring. Nikolin Staka (viktima) 56 vjeç banonte në Tiranë dhe ka ndërruar jetë në banesën e tij nga hemoragjia.

26 Qershor 2023, 13:48 Nga A.B
Vrau fqinjin duke e goditur me grushte, Gjykata i jep 15 vite burg Alban Manerit
Gjykata e Tiranes

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Alban Menerin, i cili dhunoi për vdekje Nikolin Stakën.

Ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar në afërsi të kryqëzimit të “21 dhjetorit”.

Alban Meneri ka goditur viktimën me grushte në pjesën e qafës dhe i ka shkaktuar dëmtime në laring. Nikolin Staka (viktima) 56 vjeç banonte në Tiranë dhe ka ndërruar jetë në banesën e tij nga hemoragjia.

Mbi 51-vjeçarin rëndon vepra penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Dosja.al

alban maneri nikol staka

Sondazh

Poll