Aktualitet

Plagosja në Vlorë/ Ky është 33-vjeçari me dy mbiemra, policia dyshon për dy autorë

Policia ka dyshime se kanë qenë dy autorë të ngjarjes, të cilët pas të shtënave, janë arratisur.

26 Qershor 2023, 13:29 Nga m.s
Plagosja në Vlorë/ Ky është 33-vjeçari me dy mbiemra,
Tonin Ramaj (Hosaj)

VLORË- Tonin Ramaj (Hosaj), 33-vjeç, mbeti i plagosur nga të shtënat me armë mesditën e sotme, në një lokal në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:25, në lagjen “Pavarsia 3”, në rrethana ende të paqarta. 

33-vjeçari rezulton me dy mbiemra. Ai është dërguar në spital ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka dyshime se kanë qenë dy autorë të ngjarjes, të cilët pas të shtënave, janë arratisur. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi nga policia

Vlorë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:25, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi T. R (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

vrasja ne vlore vlore tonin ramaj

Sondazh

Poll