Aktualitet

Hetime për kanabis/ 'Furtunë arrestesh' në Policinë e Shkodrës, mes tyre zv.drejtorë krimesh dhe 13 punonjës Policie

Keto persona dyshohet se janë përfshirë në hetimet për aksionin e uniformave blu për kanabisin në Obot të Velipojës gjatë muajve gusht-shtator.

25 Qershor 2023, 12:14 Nga A.B
Hetime për kanabis/ 'Furtunë arrestesh' në
Policia

SHKODËR- Hetimet për kanabis kanë 'fundosur' disa ish-drejtues dhe punonjës të Policisë në Shkodër. Kështu, burime për Dosja.al bëjnë të ditur se janë dhënë disa masa arresti për drejtuesit dhe 13 punonjësit e Policisë së Shkodrës, pasi dyshohet se janë përfshirë në hetimet për aksionin e uniformave blu për kanabisin në Obot të Velipojës gjatë muajve gusht-shtator.

Masat 'arrest shtëpie' janë dhënë për:

-H.K – zëvëndësdrejtor i krimeve në Qarkun e Shkodrës;

-Dedim Gjeta ish-shef krimesh

-Pëllumb Shpati ish shef krimesh aktualisht polic tek krimi ekonomik

-Ilir Hasa, shef shkoder me grade komisar. 

Këto persona akuzohen për shpërdorim detyre. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje dhe një njoftim zyrtar nga autoritetet./Dosja.al

aksion antidroge ne shkoder pellumb shpati ilir hasa

Sondazh

Poll