Bota

Nga grushti i shtetit te tërheqja e trupave nga Moska/ Çfarë ndodhi në Rusi më 24 qershor?

Prigozhin tha se ka marrë vendimin për të shmangur gjakderdhjen ruse.

24 Qershor 2023, 23:00 Nga I.A
Nga grushti i shtetit te tërheqja e trupave nga Moska/ Çfarë
Wagner

RUSI- Mercenarët e grupit Wagner morën kontrollin e qytetit Rostov-on-Don, pranë kufirit me Ukrainën, dhe u nisën drejt Moskës. Shefi i tyre, Yevgeny Prigozhin, dha urdhrin për tërheqje, pas negociatave që zhvilloi me udhëheqësin bjellorus, Aleksandr Lukashenko. Prigozhin tha se ka marrë vendimin për të shmangur gjakderdhjen ruse.

Mediat raportuan më vonë për tërheqjen e mercenarëve edhe nga Rostov-on-Doni. Sipas raportimeve, Prigozhin u largua për në Bjellorusi, ndërsa akuzat kundër tij dhe grupit të tij u hodhën poshtë, për të shmangur, siç u tha, “gjakderdhjen”. Siguria në të gjitha qytetet e Rusisë u rrit, pasi Prigozhin bëri thirrje, të premten mbrëma, për rebelim kundër ushtrisë ruse, duke e akuzuar atë për sulme vdekjeprurëse kundër forcave të tij në Ukrainë. Moska anuloi çdo aktivitet masiv në ambiente të jashtme deri më 1 korrik.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll