Bota

Greqia sërish në zgjedhje nesër, çfarë duhet të dini, përballja mes Mitsotakis dhe Tsipras

Në këtë garë zgjedhore ka një ndryshim të konsiderueshëm nga 21 maji. Nesër nuk do të vendosen kryq preferencash mbi deputetët, pasi zgjedhjet bëhen me listë.

24 Qershor 2023, 22:08 Nga I.A
Greqia sërish në zgjedhje nesër, çfarë duhet të
Zgjedhjet

GREQI- Edhe pak orë kanë mbetur deri në hapjen e nesërme të qendrave të votimit në të gjithë Greqinë. Qendrat e votimit hapen nesër në orën 7 të mëngjesit, ndërsa tashmë sot kanë votuar grekët jashtë vendit. Në këtë garë zgjedhore ka një ndryshim të konsiderueshëm nga 21 maji. Nesër nuk do të vendosen kryq preferencash mbi deputetët, pasi zgjedhjet bëhen me listë. Nëse dikush vendos një kryq, atëherë fleta e votimit konsiderohet e pavlefshme. 

Janë rreth 9.813.595 shtetas grekë që kanë të drejtë të votojnë, nga të cilët 4.763.264 janë burra dhe 5.050.331 janë gra.  Vendvotimet hapen në orën 07:00 dhe mbyllen në orën 19:00. Të drejtë vote kanë qytetarët që mbushin 17 vjeç brenda vitit 2023 dhe janë regjistruar në listat zgjedhore të bashkive. Bazuar në Kushtetutë dhe legjislacionin zgjedhor, ushtrimi i të drejtës së votës është i detyrueshëm. 

Përjashtohen nga detyrimi ata mbi 70 vjeç, ata që do të jenë jashtë vendit ditën e votimit, ata që nuk mund të lëvizin për arsye shëndetësore dhe zgjedhësit që janë regjistruar në listat e posaçme zgjedhore për heterorezidentët, por nuk është ngritur qendra votimi për shkak të mos-plotësimit të numrit prej të paktën 40 zgjedhësve jorezidentë të së njëjtës zonë zgjedhore bazë. Zgjedhësit duhet të paraqesin letërnjoftimin e policisë ose certifikatën e përkohshme përkatëse nga autoriteti kompetent ose pasaportën e tyre, edhe nëse ajo ka skaduar. Po ashtu pranohet çdo dokument identifikimi, si patentë shoferi dhe kartela individuale shëndetësore.

zgjedhjet ne greqi

Sondazh

Poll