Bota

Zelenskyy komenton ngjarjet e sotme në Rusi: Njeriu në Kremlin ka shumë frikë

Zelenskyy shtoi se sot, të gjithë banditët, mercenarët dhe oligarkët rusë e panë se sa e lehtë ishte të kapeshin qytetet ruse.

24 Qershor 2023, 22:37 Nga I.A
Zelenskyy komenton ngjarjet e sotme në Rusi: Njeriu në Kremlin ka
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka dhënë një deklaratë duke komentuar ngjarjet në Rusi. 

 “Sot është një ditë kur definitivisht nuk duhet të ketë heshtje. Dhe ne patjetër kemi nevojë për udhëheqje. Sot bota pa që bosët e Rusisë nuk kontrollojnë asgjë. Asgjë. Kaos i plotë. Mungesë e plotë e çdo parashikueshmërie. Dhe po ndodh në territorin rus, i cili është plotësisht i mbushur me armë” tha Zelenskyy.

Zelenskyy shtoi se sot, të gjithë banditët, mercenarët dhe oligarkët rusë e panë se sa e lehtë ishte të kapeshin qytetet ruse. Zelenskyy u bëri thirrje edhe një herë partnerëve perëndimorë që të mbështesin Ukrainën dhe ta ndihmojnë atë të mbrojë Europën me avionë dhe armë.

Më pas, duke kaluar nga ukrainishtja në rusisht, ai tha: “Njeriu nga Kremlini është padyshim shumë i frikësuar dhe ndoshta fshihet diku, duke mos u shfaqur. Jam i sigurt se ai nuk është më në Moskë. Ai e di se nga çfarë ka frikë sepse ai vetë e krijoi këtë kërcënim. Të gjitha të këqijat, të gjitha humbjet, të gjitha urrejtjet, është ai që e përhap atë.

Çfarë po ndodh në Rusi ?

Grupi Wagner, pas kërcënimeve të shumta i ka shpallur zyrtarisht luftë Kremlinit dhe drejtuesëve të Rusisë. Thirrja për ‘kryengritje’ erdhi pasi Yevgeny Prigozhin, pretendon se ushtria e Moskës vrau një grup mercenarësh të tij gjatë një sulm në një kamp. Prigozhin ka nisur kryengritjen e tij nga qyteti Rostov-on-Don, pranë kufirit me Ukrainën, ku banorëve u është thënë të qëndrojnë brenda. Presidenti rus, Vladimir Putin e ka cilësuar si një thikë pas shpine, rebelimin e tij, ndërsa ka mohuar rrezikun e një grushti shteti. Putin ka pranuar se situata në qytetin jugor të Rostov-on-Don, të marrë nga ëagner, mbetet e vështirë. Në qendër të Moskës kanë dalë në rrugë tanket dhe janë rritur masat e sigurisë dhe të gjitha objektet e rëndësishme janë nën vëzhgim./Dosja.al

volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll