Bota

Borrell komentoi arrestimet e serbëve, Gërvalla i përgjigjet: Po bën thirrje të mosndëshkohen sulmuesit e NATO-s

Gërvalla ka shpjeguar se ndryshe nga rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës të cilët po mbahen peng, arrestimi i serbëve është bërë me procedurën ligjore.

24 Qershor 2023, 08:02 Nga f.i
Borrell komentoi arrestimet e serbëve, Gërvalla i përgjigjet: Po
Donika Gërvalla

KOSOVË- Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla i është kundërpërgjigjur shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell për komentin e tij për serbët e arrestuar në veri.

Gërvalla ka shpjeguar se ndryshe nga rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës të cilët po mbahen peng, arrestimi i serbëve është bërë me procedurën ligjore.

“A po bën thirrje BE-ja për mosndëshkim për ata që sulmuan NATO-n? Policia ka prova të qarta se personi i arrestuar sot ka marrë pjesë në sulmin kundër NATO-s më 29 maj. Arrestimi është bërë në bazë të nenit 71 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, kështu që nuk ka asgjë të paligjshme.”- tha Gërvalla.

 

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll