Aktualitet

Fundjava me reshje të dobëta në të gjitha qarqet, rrebeshe e shtrëngata lokale shoqëruar me breshër e shkarkesa elektrike

Fundjava pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme

23 Qershor 2023, 18:33 Nga m.s
Fundjava me reshje të dobëta në të gjitha qarqet, rrebeshe e
moti ne Shqiperi

TIRANË- Në fundjavë priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet. Fundjava pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Të shtunën dhe të dielën, moti nis me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës dhe pasdites. 

Vranësirat do të pasohen me reshje shiu përgjatë relieveve kodrinore-malore. Hera-herës rrebeshe e shtrëngata lokale shoqëruar me breshër e shkarkesa elektrike, në intervale të shkurtra kohore. 

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 7m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri 14m/s, kryesisht ditën e dielë. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Fundjava me reshje të dobëta në të gjitha qarqet, rrebeshe e

Fundjava me reshje të dobëta në të gjitha qarqet, rrebeshe e

moti parashikimi i motit

Sondazh

Poll