Aktualitet

Goditi me sende të forta të atin, por fshehu ngjarjen! DETAJE- Djali kërkonte lekët e bizneseve të familjes

24-vjeçari tashmë i arrestuar, do të përballet me akuzën për dhunë në familje.

23 Qershor 2023, 18:23 Nga A.B
Goditi me sende të forta të atin, por fshehu ngjarjen! DETAJE- Djali
Adrieli Kabashi

KORÇË-Adrieli Kabashi është i riu i cili plagosi pak ditë më parë të atin. Edhe pse ngjarja u raportua fillimisht si aksidentale, hetimet e policisë, zbuluan se 52-vjeçari nga Korça, Adriatik Kabashi ishte plagosur me sende të forta nga djali i tij 24-vjeçar, Adrieli.

Të afërmit nuk dinë të thonë një motiv përse ndodhi kjo situatë brenda familjes, por shprehen për Report Tv, se i riu është penduar, dhe është vetëdorëzuar në komisariat.

“Erdhi këtu duke qarë tek gjyshja. E pyesnim çfarë ke. Më pas iku me një shok dhe vajti u dorëzua vetë”- u shpreh i afërmi.

Raportohet se sherri në familje nisi për ndarjen e parave që familja fiton nga disa biznese që zotëron.

“Unë i njoh për njerëz të mrekullueshëm, jo se kam frikë të them por janë të përsosur”- tha një prej fqinjëve.

24-vjeçari tashmë i arrestuar, do të përballet me akuzën për dhunë në familje./Dosja.al

adrieli kabashi adriatik kabashi

Sondazh

Poll