Aktualitet

Në kërkim nga drejtësia italiane për "tregti droge", policia e kap në Shkodër

Armand Alla rezulton të jetë shpallur në kërkim nga Gjykata e Torinos, për akuzën e "tregtisë së drogës, në formën e grupit të strukturuar kriminal".

23 Qershor 2023, 18:02 Nga m.s
Në kërkim nga drejtësia italiane për "tregti
policia Shkoder

SHKODËR- Një person që kërkohej në Itali për “trafik droge”, është kapur në Shkodër. Një aksion i policisë së Shkodrës, ka çuar në pranga shtetasin Armand Alla, i cili ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.

Armand Alla rezulton të jetë shpallur në kërkim nga Gjykata e Torinos, për akuzën e "tregtisë së drogës, në formën e grupit të strukturuar kriminal".

Ai është kapur në qytetin verior, pa bërë asnjë rezistencë, raporton “Ora News”. Pritet që në ditët në vijim, ai ti nënshtrohet një procesi gjyqësor, me qëllim ekstradimin në drejtim të Italisë, aty ku ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg”./Dosja.al

shkoder armand alla

Sondazh

Poll